Sport

Manchester United mban shpresat për në Ligën e Kampionëve

Në Stamford Bridge, dy goditje me kokë, së pari nga Anthony Martial në minutën e 45-të dhe e dyta nga Harry Maguire në minutën e 66-të i sollën fitore Manchester Unitedit

Fatih Erel  | 18.02.2020 - Përdıtësım : 19.02.2020
Manchester United mban shpresat për në Ligën e Kampionëve

Stamboll

Manchester United ka mposhtur Chelsean me rezultatin 2-0 të hënën mbrëma për të rritur shpresat për UEFA Ligën e Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Stamford Bridge, dy goditje me kokë, së pari nga Anthony Martial në minutën e 45-të dhe e dyta nga Harry Maguire në minutën e 66-të i sollën fitore Manchester Unitedit.

Në minutën e 20-të, Maguire shmangu kartonin e kuq pasi mesa duket goditi Mitchy Batshuayi. Vendimi i VAR-it tha se nuk ka karton të kuq dhe asnjë sjellje të dhunshme.

Me këtë rezultat, Manchester United u ngjit në vendin e shtatë me 38 pikë ndërsa Chelsea mbetet në vendin e katërt me 41 pikë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın