Hüseyin Burak Demirer
05 Nëntor 2021•Përditësim: 05 Nëntor 2021
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 18-të të sezonit që do të zhvillohet në Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Meksikës, do të zhvillohet me 71 xhiro në Pistën Hermanos Rodriguez, e gjatë 4,3 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 21:00 ndërsa gara të dielën më 7 nëntor në orën 20:00.
Para Çmimit të madh të Meksikës, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 8 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 5, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Meksikës janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 287,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 275,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 185
4. Sergio Perez (Meksikë): 150
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 149
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes 460,5
2. Red Bull-Honda: 437,5
3. McLaren-Mercedes: 254
4. Ferrari: 250,5
5. Alpine-Renault: 104