Barış Seçkin
27 Mars 2022•Përditësim: 28 Mars 2022
Në Itali u mbajt Maratona e 27-të Ndërkombëtare e Romës. Fitues në konkurrencën e meshkujve është etiopiani, Bekele Fikre Tefera ndërsa në garën e femrave bashkatdhetarja e tij, Dalasa Sechale Adugna, raporton Anadolu Agency (AA).
Fituesi i maratonës, në të cilën morën pjesë rreth 11 mijë vrapues, është Tefera, i cili vrapoi në 42 kilometra dhe 195 metra për dy orë, gjashtë minuta e 48 sekonda.
Në vend të dytë është bashkatdhetari i tij Mamo Tadesse Temechachu, i cili e përfundoi garën me një kohë prej dy orë, shtatë minuta e katër sekonda. Vendi i tretë i takoi marokenit Othamane El Goumri, i cili vrapoi maratonën për dy orë, shtatë minuta dhe 16 sekonda.
Në garën e femrave fitoi Adugna, me kohën dy orë 26 minuta e nëntë sekonda.
Vendi i dytë i takoi kenianes, Jeruto Gladys Kiptoo, e cila vrapoi me një kohë prej dy orë 28 minuta e 45 sekonda ndërsa vendi i tretë shkoi për një tjetër etiopiane, Bekele Tadelech Nedi, e cila përfundoi maratonën me një kohë prej dy orë 31 minuta e një sekondë.
Gazeta "Corriere dello Sport" raportoi se etiopiani Bekele Fikre Tefera vendosi një rekord të ri në Maratonën e Romës me një kohë prej dy orë e gjashtë minuta e 48 sekonda. Rekordi prej dy orësh, shtatë minutash dhe 18 sekondash në vitin 2009 u vendos nga keniani, Kiptoo Kolum.