Ahmet Gençtürk
06 Dhjetor 2022•Përditësim: 06 Dhjetor 2022
Marokenët kanë dalë në rrugë për të festuar pasi Maroku u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Botës FIFA 2022, duke mposhtur Spanjën me rezultat 3-0 në penallti, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra marokenë dolën në rrugë në kryeqytetin Rabat dhe qytete të tjera anembanë vendit, përfshirë në Casablanca, Marrakesh, Fes dhe Agadir, duke festuar fitoren e skuadrës kombëtare ndaj Spanjës.
Tifozët marokenë që erdhën në Doha të Katarit për të mbështetur kombëtaren e tyre gjithashtu organizuan festime të fitores, duke kënduar për skuadrën e tyre dhe duke kënduar himnin kombëtar.
Ndeshja midis Marokut dhe Spanjës përfundoi pa gola në stadiumin ‘Education City’ në Katar, pas çka gjuajtja e penalltive vendosi skuadrën fituese.
Maroku në fazën tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali - Zvicër.