Dejan Maksimoviç
18 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Kapiteni i Manchester United Wayne Rooney, përballet me një pauzë prej gjashtë javëve për shkak të lëndimit të gjurit të cilin e mori në përballjen kundër Sunderland-it, të zhvilluar fundjavën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nëse konfirmohen parashikimet e mjekëve, United do jetë pa kapitenin dhe njërin nga lojtarët e saj më të mirë këtë sezon gjatë tetë ndeshjeve të ardhshme.
“Rooney ka shënuar shumë gola për ne këtë sezon dhe është shumë i rëndësishëm për ne. E dimë se do të jetë shumë vështirë pa të, por duhet të përballojmë”, tha trajneri Louis van Gaal pas mbërritjes në Danimarkë, ku Manchesteri sonte do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Evropës kundër Mitjyiland.
Përskaj lëndimit, Rooney në deshjen e së shtunës me Sunderlandin luajti deri në fund, por van Gaal nuk e kritikoi ndonëse me siguri përë këtë edhe e përkeqësoi gjendjen me gjurin e tij.
“Ai është një lojtar i cili shkon deri në fund, madje edhe nëse ndjen dhimbje, nuk dëshiron të heq dorë. Roony gjithmon dëshiron të fitojë. Ky është qëndrim fantastik, madje edhe pse ndonjëherë është keq për trupin e tij”, tha trajneri holandez.