LONDËR (AA) - Manchester City nënshkroi kontratë pesë vjeçare me mesfushorin Fabian Delph, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori 25 vjeçar në Aston Villa ka luajtur që nga viti 2009 ku mbante dhe shiritin e kapitenit.
Manchester City për Delph pagoi 8 milion funta ish-klubit të tij.
Përforcimi i ri i klubit, do të vesh fanellën me numrin 18, të cilin në sezonin e kaluar e mbante Frank Lampard.
Delph do të bashkohet me bashkëlojtarët e ri në Australi, ku ekipi nodhet për përgatije.