MOSKË (AA) - Italia për meshkuj dhe Rusia për femra janë kampionet e botës në sportin e Skermës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kampionatin e pestë botërorë i cili po organizohet në kryqytetin rus, Moskë u bënë përballjet e skuadrave në kategorinë e shpatave.
Rusia u përball në finale me Ukrainën të cilën arriti ta mposhtë me rezultatin 45 -41. Si rezultat Rusia fitoi medalien e arit, ndërsa Ukraina atë të argjendë. Ndërkohë Polonia arriti të radhitej e treta duke mposhtur SHBA-në më rezultatin 45 - 33 e cila dhe fitoi medalie bronzi.
Nga ana tjetër në finalen e kategorisë së meshkujve Italia mposhti Rusinë me rezultatin 45 - 36 duke fituar kështu medalien e arit. Ndërkohë që Rusia mori medalien e argjendë, ajo e bronzit shkoi për Francën e cila arriti të mposhtë Gjermaninë me rezultatin 45 - 30.
Ndërkohë kampionati pritet të perfundojë nesër me kategoritë e tjera të këtij sporti.