SARAJEVË (AA) - Futbollist brazilian Robinho ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me klubin kinez, Guangzhou Evergrande, transmeton Anadolu Agency (AA).
Robinho, sezonin e shkuar e kaloi si lojtar i huazuar nga Milano në Santos. Ndërkohë ylli brazilian mbeti pa angazhim pas skadimit të kontratës me Milano në qershor.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester City, ndërsa për Santos sezonin e kaluar shënoi 6 gola në 20 paraqitje.
Për ekipin kombëtar brazilian ka luajtur 100 herë dhe shënoi 29 gola.