Sport

Liga e Kombeve, Maqedonia shënon fitore ndaj Lihtenshtajnit

Në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll shënoi fitoren e tretë duke mposhtur kombëtaren e Lihtenshtajnit me rezultatin 4-1

Admir Fazlagikj  | 14.10.2018 - Përdıtësım : 14.10.2018
Liga e Kombeve, Maqedonia shënon fitore ndaj Lihtenshtajnit ( Bunjamin Kurtishi - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (АА) - Në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll shënoi fitoren e tretë. Sonte në arenën "Filipi i Dytë" në Shkup u mposht kombëtarja e Lihtenshtajnit me rezultatin 4-1, raporton Anadolu Agency (AA).

Të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski sonte zhvilluan një futboll ofensiv që solli rezultat pozitiv në fillim të ndeshjes. Në minutën e 10-të të pjesës së parë Maqedonia nëpërmjet Trajkovskit kaloi në epërsi me një asist nga kapiteni Pandev.

Pas 20 minutash përsëri Trajkovski me golin e dytë rriti epërsinë ndërsa golin e tretë për Maqedoninë e shënoi Pandev në minutën e 36-të.

Megjithatë, një minutë më vonë për shkak të një pakujdesie në mbrojtje tek futbollistët e Maqedonisë, lojtari i Lihtenshtajnit Yildiz zvogëloi epërsinë në 3-1 me çka me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Golin e katërt për skuadrën vendase e shënoi Alioski në minutën e 67-të. Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 për Maqedoninë.

Pas kësaj ndeshjeje Maqedonisë i nevojitet vetëm edhe një pikë në tri xhirot e ardhshme që ta konfirmojë vendin e parë në grupin e katërt të Ligës D.

Ndeshja e radhës është të martën kur Maqedonia në terren mysafir do të përballet me kombëtaren e Armenisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.