Doga Kirmizioglu
13 Tetor 2018•Përditësim: 14 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry do të jetë trajneri i ri i klubit francez, Monaco, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi i Monacos thuhet se 41 vjeçari Henry, i cili një kohë ka luajtur edhe si futbollist në këtë ekip, në 3 sezonet e ardhshme do të ushtrojë detyrën e trajnerit.Monaco gjatë kësaj jave shkarkoi trajnerin portugez Leonardo Jardim.
Kjo është përvoja e parë e Henry si trajner.
Gjatë karrierës së tij si futbollist, Henry përveç Monacos ka luajtur edhe në skuadra si Juventus, Arsenal, Barcelona dhe New York Red Bulls. Në 771 ndeshje, ai ka shënuar 356 gola. Henry që nga viti 2016 e deri më tani ushtronte detyrën e ndihmës trajnerit në kombëtaren e Belgjikës.