Agim Sulaj
09 mars 2024•Përditësim: 11 mars 2024
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar normën olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, për të parën herë në historinë e boksit kosovar, raporton Anadolu.
Boksierja Sadiku siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike pasi mundi italianen Alessia Mesiano në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kilogram të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Sadiku shënoi katër fitore radhazi për të arritur deri te norma olimpike.
Deri tani, Kosova ka pasur normë për Lojërat Olimpike në Paris vetëm në xhudo.
Donjeta Sadiku është boksiere e njohur për sukseset e mëdha. Në vitin 2022 ajo fitoi medalje të bronztë në botërore dhe evropiane. Në Lojërat Olimpike në Tokio ishte paraqitur por me ftesë dhe pas lëndimit, ishte ndalur menjëherë.