Agim Sulaj
31 gusht 2019•Përditësim: 01 shtator 2019
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për "EURO 2020", transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në faqen zyrtare, ky formacion do të jetë i njëjtë për ndeshjen kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton në Angli.
Në formacion do të jenë: Samir Ujkani, Arijanet Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Ibrahim Dreshviq, Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Besar Halimi, Valon Berisha, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Florent Muslija, Elbasan Rashani, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu.
Stërvitja e parë e përfaqësueses kosovare është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri” në Prishtinë.