Agim Sulaj
06 Shtator 2021•Përditësim: 06 Shtator 2021
Kombëtarja e Kosovës në futboll dhe ajo e Greqisë kanë luajtur baras me rezultat 1-1 të dielën mbrëma në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën e parë, të cilën edhe pse ekipi kosovar e nisi me energji dhe me posedim më të lartë të topit, Kosova pësoi gol nga Greqia. Anastasios Douvikas realizoi golin në minutën e 47-të, për t’u mbyllur kjo pjesë në avantazh për mysafirët.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova pati posedim më të lartë të topit dhe organizoi aksione më të shpeshta pranë portës së kundërshtarit.
Por, lojtarët kosovarë e konkretizuan mundin e tyre me golin me kokë nga sulmuesi Vedat Muriqi tek në minutën e 92-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i takon Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Kosova mbetet e treta në tabelë në Grupin B, me 4 pikë. Ndërsa Greqia e katërta me tri pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 8 shtator ku në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret kombëtaren e Spanjës nga ora 20:45.