Fatjon Cuka
06 Shtator 2021•Përditësim: 06 Shtator 2021
Shqipëria ka fituar ndeshjen ndaj Hungarisë me rezultatin 1-0 e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).
Golin e fitores për ekipin e Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në Stadiumin "Elbasan Arena" e ka shënuar Armando Broja në minutën e 87-të.
Në stadium kishte pjesëmarrje të kufizuar të tifozëve për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19, të cilët mbështetën ekipin e tyre kuqezi.
Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë me San Marinon më 8 shtator po në Stadiumin "Elbasan Arena".
Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Shqipëria ndodhet në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.