Sport

Kosova barazon me Slloveninë në Prishtinë

Ndeshja ku Kosova dhe Sllovenia morën nga një pikë, i takoi xhiros së tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026

Agim Sulaj  | 11.10.2025 - Përdıtësım : 11.10.2025
Kosova barazon me Slloveninë në Prishtinë Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka barazuar me Slloveninë me rezultat 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Anadolu.

Ndeshja ku Kosova dhe Sllovenia morën nga një pikë, i takoi xhiros së tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën, megjithatë, mysafirët patën mundësi më të mira shënimi, por nuk u konkretizua asnjë rast me gol.

Me këtë barazim, Kosova mbetet e dyta në Grupin B me katër pikë. Grupin e udhëheq Zvicra e cila ka nëntë pikë, ndërsa Sllovenia doli në vendin e tretë me dy pikë. Suedia mbetet me një pikë dhe bie në vendin e fundit.

Kosova në ndeshjen e radhës udhëton për t’u përballur në ndeshjen kthyese me Suedinë, të cilën në shtëpi e mposhti me rezultat 2-0.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın