Elvır Hodzıc
18 Shtator 2021•Përditësim: 22 Shtator 2021
Klubi i futbollit anglez Derby County ka parashtruar një kërkesë për të sjellë administratorë falimentimi në klub për shkak të vështirësive financiare me të cilat po përballet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Derby është kampion i dyfishtë i Anglisë që aktualisht luan në divizionin e dytë (Championship), ndërsa nga stoli e drejton golashënuesi i famshëm Wayne Rooney.
Udhëheqja e Ligave Angleze (EFL) më herët pati shpallur se nisja e procesit të falimentimit nënkupton marrjen e 21 pikëve klubit.
Derby-t tashmë i janë hequr nëntë pikë dhe i është ndaluar transferimi për shkelje të rregullave financiare.
Derby County u themelua në 1884 dhe fitoi titullin anglez në vitet 1972 dhe 1975. Ai ishte një nga themeluesit e Ligës së Parë Angleze në vitin 1888.