Sport

Kina, ndalesa e radhës në Formula 1

Gara do të zhvillohet me 56 xhiro në pistën me një gjatësi prej 5.4 km në pistën ndërkombëtare të Shangait

Yunus Kaymaz  | 13.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Kina, ndalesa e radhës në Formula 1

Londër

Kina do të presë garën e dytë të sezonit të Kampionatit Botëror të Formula 1, raporton Anadolu.

Gara do të zhvillohet me 56 xhiro në pistën me një gjatësi prej 5.4 km në pistën ndërkombëtare të Shangait.

Në kuadrin e etapës kualifikimet e sprintit do të zhvillohen sot, ndërsa gara e sprintit fillon nesër në orën 04:00 dhe xhirot e renditjes në orën 08:00. Gara vetë do të zhvillohet të dielën, më 15 mars, në orën 08:00.

Gara e parë e këtij sezoni në Australi u fitua nga piloti britanik i Mercedes, George Russell.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave përpara të Grand Prix-it të Kinës janë si në vijim:

- Pilotët

1. George Russell (Britani e Madhe): 25

2. Kimi Antonelli (Italia): 18

3. Charles Leclerc (Monako): 15

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 12

5. Lando Norris (Britani e Madhe): 10


- Ekipet

1. Mercedes: 43

2. Ferrari: 27

3. McLaren: 10

4. Red Bull Racing: 8

5. Haas F1 Team: 6

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın