Kili kampion në Copa America
Kili për herë të dytë e vendosi kupën në muzeun e tij pasi që në finalen e 45-të të Copa America-s fitoi kundër Argjentinës

Stamboll
STAMBOLL (AA) - Kili për herë të dytë e vendosi kupën në muzeun e tij pasi që në finalen e 45-të të Copa America-s e cila organizohet në SHBA e fitoi kundër Argjentinës në penallti me një rezultat prej 4-2, ndeshja e cila përfundoi 0-0 në pjesën normale dhe atë shtesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Copa America 2016 e cila organizohet në SHBA, u përballën Argjentina e cila ka 14 kupa në muzeun e saj, por që nga kampionati i vitit 1993 nuk ka fituar asnjë kupë dhe Kili që kampionatin e vetëm e fitoi në vitin 2015.
Pjesa normale e ndeshjes e cila u zhvillua në stadiumin MetLife në New Jersey përfundoi 0-0. Pasi që edhe në minutat shtesë nuk arritën të shënojnë të dyja skuadrat u kalua në penallti.
Arturo Vidal nga Kili dhe Lionel Messi ishin ata të cilët nuk arritën të shënojnë gol në penallti. Më pas nga dy penallti u ekzekutuan pa gabime. Lucas Biglia nga Argjentina nuk arriti të shënoj penaltinë e katërt të ekipit të tij, ndërsa Francisco Silva nga Kili arriti të shënojë dhe Kili me një rezultat prej 4-2 arriti të bëhet kampion.