Hüseyin Burak Demirer
27 Qershor 2016•Përditësim: 27 Qershor 2016
EAST RUTHERFORD (AA) - Ylli i klubit spanjoll Barcelona, Lionel Messi, njoftoi se ka braktisur Kombëtaren e Futbollit të Argjentinës pasi që humbën ndaj Kilit në finalen e Copa America 2016, në penalti me një rezultat prej 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Messi i cili nuk arriti ta ngre kupën e Copa America në vitet 2007 dhe 2015, por edhe në finalen e 45-të të Copa America-s, në një deklaratë për kanalin e vendit të tij TyC Sports, tha se "Kombëtarja ka përfunduar për mua. U bënë 4 finale dhe tashmë për mua nuk ka asnjë kuptim. Provova. Ishte gjëja që më shumë dëshiroja por nuk arrita sukses. Mendoj se duhet ta braktis."