Mutlu Demirtaştan
05 Janar 2020•Përditësim: 06 Janar 2020
Klubi i Ligës së Parë të Futbollit të Suedisë, Malmö, ka emëruar danezin Jon Dahl Tomasson si trajner i ri i klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Malmö njoftoi se 43-vjeçari Tomasson ka ardhur në detyrë në vend të trajnerit gjerman, Uwe Rösler, i cili u largua nga posti më parë.
Tomasson, një ndër golashënuesit më të mirë të futbollit të Danimarkës, gjatë karrierës së tij si futbolist luajti për klubet si Newcastle United, Feyenoord, Milan, Stuttgart dhe Villareal.
Ai në katër vitet e fundit ishte ndihmës trajner i Kombëtares së Danimarkës, ndërsa më parë ishte edhe trajner i klubeve holandeze Excelsior dhe Roda.
Malmö, sezonën e kaluar e përfundoi në vendin e dytë me 65 pikë të grumbulluar, një pikë më pak se Djurgarden.