Sport

NBA, LeBron James kryeson Lakers-at drejt fitores

James shënoi 21 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime për t’ia sjellë fitoren Lakers në Staples Center

Emre Aşıkçı  | 06.01.2020 - Përdıtësım : 09.01.2020
NBA, LeBron James kryeson Lakers-at drejt fitores Foto: AA/Arhiv

Ankara

Los Angeles Lakers mposhti Detroit Pistons me 106-99, ndërsa LeBron James përfundoi me "triple-double" e tij të 90-të në karrierë, raporton Anadolu Agency (AA).

James shënoi 21 pikë, 14 kërcime dhe 11 asistime për t’ia sjellë fitoren Lakers në Staples Center.

Anthony Davis i Lakersa-ve ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit të tij, duke shënuar 24 pikë dhe 11 kërcime.

As 28 pikat e lojtarit Derrick Rose dhe as 12 pikët, 18 kërcime e qendrës Andre Drummond nuk mjaftuan për të shpëtuar Pistons.

Los Angeles Lakers bllokoi 20 goditje, ndërsa Anthony Davis përfundoi me tetë, JaVale McGee kishte gjashtë, Dwight Hoëard kishte pesë dhe Avery Bradley kishte një bllok.

Me këtë fitore, Lakers vazhdojnë të kryesojnë Konferencën Perëndimore me 29-7 fitore/humbje.

- Rezultatet e ndeshjeve të NBA-së

Los Angeles Clippers-New York Knicks: 135-132

Miami Heat-Portland Trail Blazers: 122-111

Cleveland Cavaliers-Minnesota Timberwolves: 103-118

Phoenix Suns-Memphis Grizzlies: 114-121

Los Angeles Lakers-Detroit Pistons: 106-99

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.