Emre Aşıkçı
21 Mars 2022•Përditësim: 22 Mars 2022
Basketbollisti Jamal Crawford sot njoftoi tërheqjen e tij nga basketbolli, duke i dhënë fund një karriere që zgjati 22 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mirupafshim për lojën, e gjithë kjo adrenalinë. Faleminderit basketboll, të kam borxh gjithçka", shkroi Crawford në Twitter.
42-vjeçari fitoi çmimin "Teammate of the Year” në vitin 2018 dhe çmimin e “Sixth Man of the Year” tre herë (2010, 2014, 2016).
Duke luajtur në NBA që nga viti 2000, Crawford ka shënuar mesatarisht 14,6 pikë, 2,2 kërcime dhe 3,4 asistime.
Ai ka luajtur për nëntë skuadra të NBA-së, duke përfshirë: Chicago Bulls, New York Knicks, Los Angeles Clippers, Atlanta Hawks, Timberwolves, Phoenix Suns, Portland Trail Blazers, Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets.