Can Erözden
15 Shtator 2019•Përditësim: 16 Shtator 2019
Franca ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Basketbollit FIBA 2019, pasi mundi Australinë me rezultat 67-59 në ndeshjen për vendin e tretë, raporton Anadolu Agency (AA).
Basketbollisti francez Nando De Colo ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes. Ylli i Fenerbahçe Beko shënoi 19 pikë në qendrën sportive Pekin Wukesong, Kinë. Evan Fournier shënoi 16 pikë për "Les Bleus".
Lojtari i skuadrës australiane Joe Ingles shënoi 17 pikë në Pekin, ndërsa bashkëlojtari i tij Patty Mills shënoi 15 pikë kundër Francës.
Me ketë fitore ndaj Australisë, Franca kthehet në shtëpi me medalje të bronztë.
Pekini të dielën mirëpret finalen e Kupës së Botës 2019, pasi Argjentina dhe Spanja do të përballen me njëra-tjetrën për të fituar titullin e botës.