Fatih Erel
11 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Seria e 58 fitoreve resht të ekipit kombëtar të SHBA-ve në basketboll i erdhi fundi sot, me humbjen prej 79-89 nga Franca në çerekfinalen e FIBA Kupës së Botës në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Franca shtangu amerikanët në Qendrën e Basketbollit në Dongguan në fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës ndaj ekipit të SHBA-ve.
Humbja gjithashtu i dha fund serisë së amerikanëve të pesë titujve kryesorë nëpër turne të mëdha.
Franca të premten në Pekin do të përballet me Argjentinën për gjysmëfinalen.
Lojtari i ndeshjes ishte Rudy Gobert i Francës me 21 pikë, 16 kërcime, 3 blloqe, 2 asistime dhe 1 vjedhje.
Donovan Mitchell kryesoi SHBA-të në pikë, duke përfunduar me 29 pikë.
Ekipi i SHBA-ve ishte i pamposhtur gjatë 13 viteve të fundit në Kupat e Botës dhe Olimpiadë.
Ekipi përbëhet nga lojtarë të NBA-së, por Kemba Walker është i vetmi All-Star plejmejker për ekipin e SHBA-ve në Kinë.
Shumë superstarë, përfshirë Lebron James, Klay Thompson, DeMar DeRozan, Jimmy Butler, James Harden, Russell Westbrook, Kyrie Irving dhe Kevin Durant, nuk u përfshinë për shkak të lëndimeve ose nuk vendosën të luajnë për ekipin e SHBA-ve me qëllim për t’u përgatitur për sezonin 2019-2020 të NBA-së.