Sport

Andreas Zagklis, sekretar i ri i përgjithshëm i FIBA-s

Zagklis njëzërit u zgjodh si sekretar i Përgjithshëm i FIBA-s, dy muaj pas vdekjes së Baumann, i cili nga viti 2003 mbante postin e sekretarit të përgjithshëm

Emrah Oktay  | 08.12.2018 - Përdıtësım : 09.12.2018
Andreas Zagklis, sekretar i ri i përgjithshëm i FIBA-s

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Pas vdekjes të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) Patrick Baumann, në vend të tij u emërua eksperti grek Andreas Zagklis, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mëson gazetari i AA-së, Zagklis njëzërit u zgjodh si sekretar i Përgjithshëm i FIBA-s.

Zagklis iu bashkua organizatës kryesore të basketbollit në vitin 2016, ndërsa deri më tani ka ushtruar detyrën e shefit të shërbimeve ligjore. Në vendlindjen e tij, në Greqi, gjatë karrierës ka qenë lojtar, trajner dhe menaxher në fushën e basketbollit.

Baumann, i cili ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s, ndërroi jetë në moshën 51 vjeçare si pasojë e një sulmi kardiak më 13 tetor në Buenos Aires.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın