Satuk Buğra Kutlugün
02 Janar 2020•Përditësim: 06 Janar 2020
Ish-komisioneri i NBA-së, David Stern, i cili u pensionua në vitin 2014 pas 30 vjetësh në krye të ligës, ka ndërruar jetë, njoftoi NBA mbrëmjen e së mërkurës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stern pësoi gjakderdhje të trurit më 12 dhjetor dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent. Ai ndërroi jetë në prani të gruas së tij, Dianne dhe familjes së tyre në shtratin e tij, bëri të ditur NBA në faqen e saj zyrtare.
"David Stern, ish-komisioneri i NBA, ka vdekur në moshën 77 vjeç. Ai arriti një rritje të jashtëzakonshme në 30 vitet e tij si komisioner, duke dalë në pension në vitin 2014", shkroi në Twitter gazetari sportit të ESPN për NBA, Adrian Wojnarowski.
NBA ka shënuar një rritje të madhe nën menaxhimin e Stern, duke minimizuar përdorimin e drogës dhe problemet e dhunës dhe duke e bërë basketbollin një sport global, i udhëhequr nga lojtarët fenomenalë si Michael Jordan, Larry Bird, Magic Johnson, Shaquille O'Neal, Kobe Bryant dhe LeBron James.
Komisioneri i NBA-së, Adam Silver lëshoi një deklaratë pas vdekjes së Stern: "Për 22 vite, unë kisha një sedilje në rendin e parë për të parë Davidin në veprim. Ai ishte një mentor dhe një nga miqtë e mi më të dashur. Kemi kaluar orë të panumërta në zyrë, në arena dhe aeroplanët kudo që zhvilloheshin ndeshje. Si çdo legjendë në NBA, David kishte talent të jashtëzakonshëm, por puna e tij mund të përshkruhet në bazë të thelbit - përgatitjes, vëmendjes ndaj detajeve dhe punës së palodhur.
David erdhi në krye të NBA në vitin 1984, kur liga ishte në një udhëkryq. Por gjatë 30 viteve si komisioner, ai bëri NBA-në moderne dhe globale. Ai filloi partneritete mediatike dhe marketingun, asetet dixhitale dhe programe të përgjegjësisë sociale duke ua mundësuar miliarda njerëzve në mbarë botën të shohin ndeshjet. Për shkak të Davidit, NBA me të vërtetë është bërë një brend global, duke e bërë atë jo vetëm një nga komisionerët më të mëdhenj të sporteve të të gjitha kohërave, por edhe një nga udhëheqësit më të aftë të biznesit të brezit të tij.”
Po ashtu edhe legjendat e NBA shprehën ngushëllime për vdekjen e Stern.
Magic Johnson shkroi: "David Stern shkroi historinë. Kur unë njoftova me të në vitin 1991 kisha HIV, njerëzit mendonin se mund ta prekeshin nga virusi duke më shtrënguar dorën. Kur Davidi më lejoi të luaja në ndeshjen All Star të 1992 në Orlando dhe më pas të luajë për Ekipin e ëndrrave olimpike, ne ishim në gjendje të ndryshonim botën".
Michael Jordan, siç raportojnë mediat, lëshoi një deklaratë gjithashtu, ku tha: "Pa David Stern, NBA nuk do të ishte ajo që është sot. Ai drejtoi ligën në kohë të turbullta dhe e ngriti ligën në një fenomen ndërkombëtar, duke krijuar mundësi që pak mund të kishin imagjinuar më parë. Vizioni dhe lidershipi i tij më siguruan një fazë globale, kjo më lejoi të kem sukses. David kishte një dashuri të thellë për lojën e basketbollit dhe kërkoi angazhim nga personat përreth tij, dhe prandaj e admiroja. Unë nuk do të arrija aty ku jam pa të".
Kobe Bryant gjithashtu tha: "Loja aq shumë u ndryshua nën udhëheqjen dhe vizionin e David Stern. Ai kërkoi më të mirën nga të gjithë, sepse ai e dha atë vetë."