Can Erözden
08 Janar 2021•Përditësim: 09 Janar 2021
Ish-president i FIFA-s, Sepp Blatter, është dërguar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua, njoftoi e përditshmja zvicerane "Blick", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ai ka nevojë për kohë dhe pushim", ka thënë vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.
84-vjeçari u trajtua në kujdesin intensiv në vitin 2015 për shkak të një çrregullimi të sistemit imunitar.
Blatter ishte shefi jetëgjatë i FIFA-s që shërbeu midis viteve 1998 dhe 2015.
Në dhjetor 2015, Blatter u pezullua nga aktivitetet e lidhura me futbollin për tetë vjet për abuzim të pozitës së tij.
Më vonë, ndalimi i tij u reduktua në gjashtë vjet, kurse Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në vitin 2016 rrëzoi ankesën e tij.