Yunus Kaymaz
02 Korrik 2020•Përditësim: 03 Korrik 2020
Skuadra italiane e futbollit Inter ka transferuar në radhët e saj futbollistin maroken Achraf Hakimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi italian i ligës së parë (Serie A) njoftoi në një deklaratë se me mbrojtësin 21-vjeçar të Real Madridit është firmosur marrëveshje pesëvjeçare.
Ndërkohë, mediat raportuan se Inter ka paguar 45 milionë euro për transferimin e Hakimit.
Hakimi këtë sezon e kaloi si lojtar i huazuar te klubi gjerman Borusia Dortmund. Gjatë këtij sezoni, ai është paraqitur në 45 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola në të gjitha garat.