Sport

Manchester City mposht Liverpoolin

Manchester City mposhti kampionin e sapokurorëzuar të Premier Ligës me rezultatin e thellë 4:0 në stadiumin Etihad

Muhammed Enes Çallı  | 03.07.2020 - Përdıtësım : 07.07.2020
Manchester City mposht Liverpoolin Foto: AA/Arhiv

Ankara

Kampioni i sapokurorëzuar i Premier Ligës, Liverpool u mposht 4:0 nga Manchester City në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin Etihad, raporton Anadolu Agency (AA).

Manchester City mbylli gjysëm pjesën e parë me epërsi 3:0 me golat e shënuar nga Kevin de Bruyne, Raheem Sterling dhe Philip Foden.

Ndërsa me golin e Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e 66-të, epërsia u thellua në 4:0. "Redsat" pësuan disfatën e dytë në Premier Ligë këtë sezon.

Liverpooli u kurorëzua si kampion i Premier Ligës në sezonin 2019-2020 pasi Manchester City u mposht nga Chelsea 2:1 javën e kaluar.

Manchester City tani ka grumbulluar 66 pikë dhe zë vendin e dytë, 20 pikë pas kryesuesit të tabelës Liverpoolit.

Në një ndeshje tjetër të enjten, Sheffield United mundi Tottenham Hotspur 3:1.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.