Dejan Maksimoviç
02 Maj 2018•Përditësim: 02 Maj 2018
MANCHESTER (AA) – Futbollisti i Los Angeles Galaxy, Zllatan Ibrahimoviç, u ka dërguar një video porosi emocionuese tifozëve dhe trajnerit në Manchester United, transmeton Anadolu Agency (AA).
United në mars të këtij viti u pajtua të ndërpresë kontratën me suedezin, me qëllim që 36 vjeçari të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“E shoh se po ju ecën mirë. Keni mbërritur në finale të FA Kupës që shumë më pëlqen ndonëse nuk jam aty. Këtu gjithçka është në rregull. Çdo ditë po e shijoj diellin. Dëshiroj t’u them tifozëve se më mungoni. Më mungon të luaj në Old Trafford dhe shikimi i gjithë atyre fanellave të kuqe. Kam kujtime shumë të bukura nga ajte”, tha Ibrahimoviç në porosinë e tij.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë për mbështetjen, adrenalinën dhe energjinë që ma keni dhënë. Dëshiroj të falënderoj kolegët e mi të klubit meqë ishin fantastik dhe bënë që gjithçka të më duket lehtë. Trajner edhe t’i më mungon. E di çka nevojitet për fitore. Për këtë nuk ka sekret", shtoi më tej ai.
Futbollisti suedez në Manchester United kaloi një sezon e gjysmë në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2018. Për klubin e Old Trafford zhvilloi 53 ndeshje duke shënuar 29 gola.