Ekip
02 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
MOSKË (AA) – Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë (KOR), Alexander Zhukov, është shprehur se jep dorëheqje, tre muaj pasi sportistët rusë në Lojërat Dimërore Olimpike në Pyeongchang u detyruan të garojnë si sportistë neutral, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin, të cilin e publikuan dy agjenci shtetërore të lajmeve, Zhukov theksoi se dëshiron të fokusohet në karrierën politike. Në fakt, Zhukov është anëtar i partisë në pushtet Rusia e Vetme dhe zëvendëskryetar i Parlamentit.
Zhukov në krye të KOR-së është nga viti 2010, ndërsa pjesën më të madhe të mandatit e kaloi duke luftuar kundër pohimit për shpërndarje të dopingut mes sportistëve rusë. Qëllimi i tij është që t’i hap rrugë zëvendës-presidentit të tanishëm Stanislav Pozdnyakov që në zgjedhje të rregullta të asamblesë më 29 maj të emërohet president.
Pozdnyakov kryesoi delegacionin e “Sportistëve olimpik nga Rusia” në lojërat dimërore në shkurt të këtij viti.