Barış Seçkin
26 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Klubi italian Milano të martën njoftoi se futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç ka dëmtuar një muskul në stërvitjen e djeshme, dhe se tendini i Akilit është plotësisht i paprekur, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e kuqezinjve thuhet se sulmuesi 38-vjeçar nuk pësoi lëndim në tendinin e Akilit, siç raportojnë disa media.
"Gjatë stërvitjes, Zlatan Ibrahimoviç dëmtoi muskulin e këmbës së djathtë. Tendini i Akilit është krejtësisht i fortë. Lojtari do ta kalojë testin pas 10 ditësh", tha klubi.
Mediat italiane raportuan dje se Ibrahimoviç u largua nga Milano me një grimasë të dhimbjes në fytyrë, pasi u lëndua gjatë stërvitjes.
Ibrahimoviç u kthye në Milano dhjetorin e vitit të kaluar, duke nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me mundësinë e zgjatjes edhe për një vit.
Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në Itali, të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, Ibrahimoviç qëndroi në Suedi ku stërvitej me klubin në të cilin është gjysëmpronarë, Hammarby.
Sulmuesi suedez luajti dhjetë ndeshje për Milanin këtë sezon dhe shënoi katër gola.