Sport

Bayern Mynih forcon pozitën për titullin e Bundesligës

Goli i Joshua Kimmich ndihmoi liderin që të mposht Borussia Dortmund duke rritur në 7 pikë diferencën nga vendi i dytë

Muhammed Enes Çallı  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 28.05.2020
Bayern Mynih forcon pozitën për titullin e Bundesligës

Ankara

Shpresat e Bayern Mynihut për titullin e tetë të njëpasnjëshëm të Bundesligës morën hov të madh pas fitores si mysafir ndaj Borussia Dortmund me rezultatin 1:0 në një ndeshje derbi për kreun e tabelës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Goli senzacional i mesfushorit Joshua Kimmich disa minuta para përfundimit të pjesës së parë i siguroi kampionit aktual kthimin nga stadiumi Signal Iduna Park i Dortmundit me një epërsi prej 7 pikë në krye të tabelës.

Fitorja e shtatë radhazi e Bayernit i solli klubit 64 pikë në fund të javës së 28-të ndërsa Dortmundi radhitet në vendin e dytë me 57 pikë.

Ndërkohë, Wolfsburg shënoi fitore të thellë 4:1 si mysafir kundër Bayer Leverkusen.

Mbrojtësi Marin Pongraçiç shënoi dy gola ndërsa nga një gol shënuan mesfushorët Maximilian Arnold dhe Renato Steffen, ndërsa Leverkusen radhitet në pozitën e pestë me 53 pikë, 11 pikë më shumë se Wolsburgu i cili radhitet në pozitën e gjashtë.

Të gjitha ndeshjet e Bundesligës u luajtën pa tifozë, si pjesë e masave të sigurisë në mes të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Rezultatet e së martës:

Borussia Dortmund - Bayern Mynih 0:1

Bayer Leverkusen - Wolfsburg 1:4

Werder Bremen - Borussia Monchengladbach 0:0

Eintracht Frankfurt - Freiburg 3:3

Ndeshjet e së mërkurës:

RB Leipzig - Hertha Berlin

Hoffenheim - FC Koln

Fortuna Dusseldorf - Schalke 04

Augsburg - Paderborn

Union Berlin - Mainz 05


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.