Ekip
25 Janar 2018•Përditësim: 25 Janar 2018
MILANO (AA) – Karabinierët kanë njoftuar se një tren me qindra udhëtarë ka dalë nga shinat në veri të Italisë, ku si pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa së paku dhjetë të tjerë u plagosën rëndë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Treni i kompanisë “Trenord” doli nga shinat në stacionin Pioltello Limito në periferi të Milanos.
Dy vagonë dolën nga shinat dhe u përmbysën, ndërsa ekipet e shpëtimit tentojnë të ndihmojnë pasagjerët që të largohen nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi të enjten në mëngjes kur njerëzit shkonin në punë në Milano.