Hüseyin Burak Demirer
20 Qershor 2019•Përditësim: 22 Qershor 2019
Marco Giampaolo është emëruar për trajner të ri të Milanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Milani përmes një deklarate njofton se 51-vjeçari Giampaolo ka nënshkruar kontratë për dy sezone me "rosonjerët", me mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për një vit tjetër.
Eksperti italian deri më tani ka drejtuar klubet si Ascoli, Cagliari, Siena, Catania, Cesena, Brescia, Cremonese, Empoli dhe Sampdoria.
Giampaolo do të mbledhë lojtarët më 9 korrik.