Dejan Maksimoviç
28 Maj 2019•Përditësim: 29 Maj 2019
Trajneri Gennaro Gattuso sot e konfirmoi largimin e tij nga pankina e Milanit, duke thënë se ishte një vendim i dhimbshëm, por i duhur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimi i Gattusos për t'u larguar nga skuadra erdhi disa ditë pas përfundimit të Serie A, në të cilën Milani nuk arriti të fitojë një vend midis katër ekipeve të para dhe nuk u kualifikua për Ligën e Kampionëve.
"Vendimi për largimin nga Milani nuk ishte i lehtë, por ky ishte një vendim që duhej ta bëja. Nuk ka ndonjë moment të saktë kur e mora këtë vendim. Thjesht ishte shqyrtim i të gjitha gjërave që kanë ndodhur në këto 18 muaj, për sa kohë isha trajner i Milanit. Ky është një klub që për mua kurrë nuk do të jetë si të tjerët. Këto janë muajt që kam përjetuar me pasion të madh. Këto ishin muaj të paharrueshëm. Ky është një vendim i dhimbshëm, por konsideroj se është vendimi i vetëm i arsyeshëm", tha Gattuso për mediat italiane.
Ish-mesfushori i "rossonerëve" në pozitën e trajnerit trashëgoi Vincenzo Montello-n në nëntor 2017. Që atëherë, ai në 82 ndeshje ka regjistruar 40 fitore, 22 barazime dhe 20.