Can Erözden
27 Gusht 2021•Përditësim: 28 Gusht 2021
Është hedhur sot në Stamboll shorti për edicionin e ri në Ligën e Evropës 2021-2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Para shortit, sulmuesi i kampionëve të Villarrealit, Gerard Moreno u shpall lojtari i Ligës së Evropës për sezonin 2020-2021.
Futbollisti 29-vjeçar spanjoll shënoi shtatë gola në 12 ndeshje sezonin e kaluar duke marrë trofeun e klubit të nivelit të dytë të Evropës.
Formati i Ligës së Evropës ka ndryshuar këtë sezon pasi u prezantua Liga e nivelit të tretë të Konferencës së Evropës të UEFA-s.
Ndryshimi i parë ishte numri i ekipeve që do të luanin në këtë fazë, kështu që do të ketë më pak ekipe në sezonin 2021-2022.
UEFA në një deklaratë më 16 gusht tha se faza e grupeve është zvogëluar nga 48 në 32 ekipe dhe 8 grupet (A-H) nga 4 ekipe.
Tetë fituesit e grupeve do të kualifikohen në raundin e të 16-ës të Ligës së Evropës.
"Do të ketë 'play-off' shtesë të raundit nokaut para raundit të 16-të. Këto do të jenë midis tetë nënkampionëve të grupeve të Ligës së Evropiane dhe 8 skuadrave të ranguara të treta të grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s", shtoi UEFA.
Ndeshjet do të luhen të enjten përveç finales së vitit 2022 që do të mbahet më 18 maj në stadiumin "Ramon Sanchez-Pizjuan" të Sevillas.
Grupet e këtij sezoni të Ligës së Evropës janë si më poshtë:
Grupi A: Olympique Lyon, Rangers, Sparta Pragë, Brondby
Grupi B: Monaco, PSV Eindhoven, Real Sociedad, Sturm Graz
Grupi C: Napoli, Leicester City, Spartak Moskë, Legia Varshavë
Grupi D: Olympiakos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahçe, Antwerp
Grupi E: Lazio, Lokomotiv Moscow, Olympique Marseille, Galatasaray
Group F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland
Grupi G: Bayer Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencvaros
Grupi H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham United, Rapid Vienna
Faza e grupeve të Ligës së Evropës do të fillojë më 16 shtator.