Barış Seçkin
27 Gusht 2021•Përditësim: 27 Gusht 2021
Asi portugez i futbollit Cristiano Ronaldo u shfaq në kompleksin sportiv të Juventusit mëngjesin e sotëm, por nuk mori pjesë në stërvitjen me lojtarët e klubit italian, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ronaldo kaloi 40 minuta në kompleksin e klubit Continassa dhe u largua pa marrë pjesë në stërvitje ndërsa mediat italiane raportojnë se kjo ishte një vizitë lamtumirëse dhe se është mjaft e sigurt që 36-vjeçari Ronaldo do të transferohet në Manchester City.
Gazeta "La Gazzetta dello Sport" raporton se procesin e transferimit është duke e udhëhequr menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes dhe se deri në realizimin e transferimit në Manchester City ka mbetur vetëm prishja zyrtare e kontratës me Juventusin.
"Corriere dello Sport" raporton se Ronaldo tashmë ka folur në telefon me trajnerin e Manchester City-t, Josep Pep Guardiola dhe se trajneri spanjoll i ka thënë se dëshiron ta shohë atë në ekipin e tij.
Ronaldo ka një kontratë me Juventusin që është e vlefshme edhe për një vit tjetër ndërkaq mediat italiane pohojnë se klubi i Torinos nuk dëshiron ta lërë të shkojë pa paguar kompensim dhe se Mendes po kërkon nga Manchester City që të dërgojë një ofertë prej 25 milionë eurosh.