Selçuk Buğra Gökalp
10 Qershor 2021•Përditësim: 11 Qershor 2021
Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain transferoi mesfushorin holandez Georginio Wijnaldum deri në qershor të vitit 2024, transmeton Anadolu Agency (AA).
Wijnaldum, i cili u bashkua me PSG-ne me transferim të lirë, nuk e vazhdoi kontratën e tij me Liverpool-in.
Mesfushori me përvojë fitoi një Ligë të Kampionëve të UEFA-së, titullin e Premierligës Angleze, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Botërore të Klubeve të FIFA-s me Liverpool-in, duke shënuar 22 gola dhe 16 asistime në 222 ndeshje.
Në karrierën e tij, ai ka luajtur për klube të mëdha si Feyenoord, PSV Eindhoven dhe Newcastle United.