Emre Aşıkçı
30 Shtator 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Klubi turk Galatasaray do të përballet me klubin skocez Rangers të enjten për të siguruar plasman në Ligën e Evropës të UEFA-s për këtë viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja e "play-off"-it do të luhet pa praninë e spektatorëve në stadiumin e Rangers Ibrox në ora 21:45 sipas kohës lokale.
Ndeshja e vetme do të drejtohet nga arbitiri Andris Treimanis nga Letonia.
Galatasaray eliminoi Hajdukun e Splitit të Kroacisë me një fitore 2:0 në raundin e tretë kualifikues ndërsa Rangers mposhti skuadrën holandeze Willem II me rezultatin 4:0 javën e kaluar.
"Luanët" do të jenë pa Arda Turan i cili është me ethe dhe grip si dhe treshen e dëmtuar, portierin Fernando Muslera, mbrojtësin Marcelo Saracchi dhe mesfushorin Emre Akbaba.