Doga Kirmizioglu
10 Maj 2017•Përditësim: 10 Maj 2017
ANKARA (AA) – Futbollistët e ekipit brazilian “Chapecoense” kanë vizituar vendin ku humbën jetën bashkëlojtarët e tyre në Kolumbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Fluturimi i kobshëm për në Medelin ndodhi më 29 nëntor të vitit 2016, ndërsa humbën jetën 71 persona, mes të cilëve edhe 19 lojtarë, gazetarë dhe anëtarë të kryesisë së klubit brazilian.
Futbollistët vizituan pjesën malore afër Medelin, ku u shprehën nderime kolegëve dhe miqve. Në vendin e tragjedisë vendosën kurorë lulesh dhe flamurin brazilian.
Në mesin e tyre ishin edhe portieri dhe futbollisti Jackson Follmann dhe Alan Ruschel, të cilët i mbijetuan fatkeqësinë ajrore.
Follmann-it i është amputuar këmba, ndërsa siç tha, ka vizituar vendin e aksidentit për të parë më mirë se çfarë ka ndodhur.
Respekt iu shprehën edhe banorëve të La Union-it, vendit afër të cilit ndodhi fatkeqësia.
Chapecoense i është ndarë trofeu pas fatkeqësisë tragjike të avionit, që është shenjë mbështetje ndaj klubit kolumbian Atletico Nacionala me të cilin duhej të luante në finale të Copa Sudamericane.
Fatkeqësia ajrore ndodhi në zonën malore afër Medelin, ku humbën jetën 71 persona prej 77 aq sa ishin.