Muhammed Enes Çallı
08 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Tenistja amerikane Sofia Kenin kaloi në finalen e turneut French Open 2020 në kategorinë njëshe për femra, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenistja 21-vjeçare mundi çeken Petra Kvitova me setet 6-4 dhe 7-5 në gjysmëfinalen në Paris.
Kenin do të përballet me polaken Iga Swiatek në finale më 10 tetor.