Emre Aşıkçı
08 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Tenisti më i mirë në kategorinë e meshkujve, Novak Gjokoviç riktheu rezultatain për të siguruar vendin e tij në gjysmëfinale të French Open 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjokoviç tejkaloi shqetësimin e dukshëm fizik për të mposhtur Pablo Carreno Busta nga Spanja 4-6, 6-2, 6-3, 6-4 në çerekfinale.
Ai tani do të përballet me Stefanos Tsitsipas nga Greqia, i cili kaloi në gjysmëfinale me një fitore 7-5, 6-2, 6-3 ndaj rusit Andrey Rublev.
Në kategorinë e femrave, tenistja Sofia Kenin triumfoi përballë Danielle Collins me 6-4, 4-6, 6-0 për të marrë vendin e parë në gjysmëfinale të French Open.
Ajo do të përballet me Petra Kvitova të Republikës Çeke, e cila mposhti gjermanen Laura Siegemund 6-3, 6-3.