Yunus Kaymaz
03 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Drejtuesit e Formula 1 ndërprenë kontratën e Grand Prix të Rusisë dhe e hoqën garën nga kalendari, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, administrata e F1, e cila anuloi Grand Prix të Rusisë, që ishte planifikuar të zhvillohej në Soçi më 23-25 shtator të këtij viti, e ashpërsoi edhe më shumë qëndrimin e saj.
Me përfundimin e kontratës nga Formula 1, Rusia nuk do të jetë më në gjendje të organizojë asnjë garë të Formula 1.