Serhat Bağbars
24 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) – Piloti britanik Lewis Hamilton ka triumfuar në Çmimin e Madh të Amerikës në Kampionatin Botëror në Formula 1, duke siguruar kështu fitoren e shtatë në këtë sezon dhe të pesëdhjetën në karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Gara e tetëmbëdhjetë në këtë sezon u zhvillua në 56 xhiro në pistën e Amerikës prej 5.513 metrash në qytetin Austin të Teksasit.
Piloti britanik Lewis Hamilton garën e filloi nga pozita “pole”, ndërkohë që triumfin në pistën e Amerikës e siguroi pas pesë garave.