Sport

Formula 1 do të vazhdojë me Miami Grand Prix

Gara me 57 xhiro do të mbahet në pistën ndërkombëtare Miami të SHBA-së me një gjatësi prej 5,4 kilometrash

Fatih Erel  | 02.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Formula 1 do të vazhdojë me Miami Grand Prix

Istanbul

ISTANBUL (AA) - Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me Miami Grand Prix, etapën e 6-të të sezonit, raporton Anadolu.

Gara me 57 xhiro do të mbahet në pistën ndërkombëtare Miami të SHBA-së me një gjatësi prej 5,4 kilometrash. Kualifikimet sprint do të mbahen sot ndërsa gara e sprintit do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe xhirot e renditjes do të fillojnë në orën 22:00.

Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 4 maj, në orën 22.00.

Tre nga pesë garat e para të sezonit janë fituar nga piloti McLaren, Oscar Piastri. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lando Norris dhe kampioni i fundit i Red Bull, Max Verstappen kanë fituar gjithashtu nga një garë secili.

Vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:


- Pilotët

1- Oscar Piastri (Austral): 99

2- Lando Norris (Britani e Madhe): 89

3- Max Verstappen (Holandë): 87

4- George Russell (Britani e Madhe): 73

5- Charles Leclerc (Monako): 47


- Ekipet

1- McLaren: 188

2- Mercedes: 111

3- Red Bull: 89

4- Ferrari: 78

5- Williams: 25



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın