Mutlu Demirtaştan
15 Prill 2016•Përditësim: 16 Prill 2016
STAMBOLL (AA) – Gjendja shëndetësore e pilotit spanjoll të McLaren-Honda, Fernando Alonso është e përshtatshme për garën e radhës në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Alonso, i cili kishte triumfuar në etapën e parë të Kampionatit botëror në Formula 1, në Garën e madhe të Australisë, mungoi në Garën e madhe të Bahrejnit.
Sipas deklaratës nga Formula 1, Alonso, i cili në garën në Australi kishte shpëtuar lehtë pas një aksidenti të rëndë në rrethin e 17-të ku piloti goditi nga prapa automjetin e pilotit nga ekipi Haas, Esteban Gutierres, i kaloi të gjitha kontrollet mjekësore para garës së tretë të këtij sezoni që do të mbahet më 17 prill në Kinë. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), solli vendimin që garuesi 34-vjeçar të marr pjesë në garë, pas shqyrtimit të rezultateve mjekësore pas fazës së parë të trajnimit.