Sport

Fiorentina transferon golashënuesin boshnjak Edin Dzeko

- "Dzeko ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2026, me një rinovim automatik deri më 30 qershor 2027, në rast të përmbushjes së disa kushteve të caktuara", thuhet në deklaratën e klubit italian

Fatih Erel  | 10.07.2025 - Përdıtësım : 13.07.2025
Fiorentina transferon golashënuesin boshnjak Edin Dzeko

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Fiorentina, një nga klubet italiane të Serie A, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili u largua nga Fenerbahçe, transmeton Anadolu.

"Dzeko ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2026, me një rinovim automatik deri më 30 qershor 2027, në rast të përmbushjes së disa kushteve të caktuara", thuhet në deklaratën e klubit italian.

Golashënuesi 39-vjeçar ka luajtur gjithashtu për Wolfsburg, Manchester City, Roma dhe Inter Milan, ndërsa ka shënuar 46 gola në 99 ndeshje zyrtare për Fenerbahçe gjatë dy sezoneve të fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın