Serhat Bağbars
04 Mars 2018•Përditësim: 05 Mars 2018
ROMË (AA) – Në moshën 31-vjeçare mbrëmë ka ndërruar jetë Davide Astori, kapiteni i klubit italian të futbollit Fiorentina, raporton Anadolu Agency (AA).
Stafi menaxhues i Fiorentina-s konfirmoi sot në mëngjes se Astori papritmas ndërroi jetë në dhomën e hotelit në të cilin ekipi qëndronte në prag të ndeshjes së sotme të Seria A me Udinese.
Ndeshja e planifikuar mes Udinese dhe Fiorentina është anuluar.
“Fiorentina është thellë e tronditur dhe e detyruar të publikojë se kapiteni ynë Davide Astori ka ndërruar jetë”, theksohet në deklaratën zyrtare të klubit.
Lojtari mbrojtës me përvojë Astori karrierën e filloj në Milan, ndërsa ka luajtur edhe për Romën dhe Cagliari. Në Fiorentinë luante tashmë tre vite dhe këto ditë pritej të nënshkruante kontratë të re.
Në fanelën e Italisë, Astori ka luajtur 14 ndeshje, ndërsa muajin e kaluar u bë baba.