Ekip
16 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
CYRIH (AA) – Ankesa e Wolfgang Niersbach, anëtarit të Këshillit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), për ndalesën njëvjeçare që të merret me çfarëdo pune në futboll është refuzuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Etik i FIFA-s shpalli fajtor Niersbach për shkak të mos raportimit të informacioneve për sjelljen e mundshme joetike dhe konfliktin e interesave në procesin e kandidaturës së Gjermanisë për organizimin e Kampionatit Botëror në vitin 2006.
Komisioni ankimues i FIFA-s u pajtua me rekomandimin e Komisionit Etik duke theksuar se “ndalesa prej një viti pjesëmarrjeje në çfarëdo aktivitetesh lidhur me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në këtë rast është dënim adekuat”.
Niersbach ka qenë nënpresident i Këshillit Organizativ të Kupës së Botës 2006, përgjegjës për mediat dhe marketingun.